Metamorfoza është ndryshimi i madh që pëson një person në pikëpamje, në qëndrim apo në veprime.
Me këtë emër u kodua edhe operacioni i SPAK, ku u shkatërrua një grup i strukturuar kriminal pjesë e së cilit ishin zyrtarë policie dhe prokurorë.
Ndryshimi që kishin pësuar këta zyrtarë të shtetit ishte i madh. Në vend që të luftonin krimin e organizuar dhe të ishin në anën e shtetit ata kanë ndihmuar persona të dyshuar për vepra të rënda penale duke shitur informacione për rivalët e tyre apo dekonspiruar operacione të policisë.
Bisedat e zbardhura nga aplikacioni sky nxorrën në dritë atë që të gjithë e flisnin por që mungonte një hetim serioz se segemnte të caktuara të policisë dhe prokurorisë ndihmonin grupet kriminale.
Në këtë episod të “Kronos” do të merremi më metamorfozën që kanë pësuar njerëzit e ligjit policia dhe prokuroria të cilët kaluan në krahun tjetër .
Për llogari të kësaj dosje i arrestuar është edhe Oliton Bistri ish drejtues i forcave operacionale, një nga pozicionet me të rëndësishme në hiearkinë e policisë së shtetit. Zbardhja e mesazheve nga aplikacioni sky zbuloi mënyrën se si ai dekonspirontë operacionet e policisë së tiranës apo kolegëve të tij.
Oltion Bistri një oficer karrierre ne policinë e shtetit në bisedat e tij të traskriptuara nga oficerët e BKH përmend edhe ish drejtorin e policisë së Tiranës në atë kohë Rebani Jaupaj por është i paqartë roli i tij. Bistri thotë se ai ka frike dhe nuk e kupton këtë.
“Ka frikë Rebaniu, se i paskan thënë për këtë rastin dhe është tremb. Prit njëhërë të mbarojë aksioni, unë këtë e bëra për ty se smë ngrenë ato 1500 euro që marr. Se veç për ty e lashë. Është muhabet vk. Edhe për anë morale më tepër, se vetëm stres. Vetëm këto sa bëjnë ti lutem Rebos aman. Ai lekët do marri dhe kot i merr, se di pse ka frikë”, thotë Oltion Bistri.
Ardirt Hasanbegaj është një ndër policët që ka bashkëpunuar dhe ka ndihmuar me informacion grupit Bajri në Shkodër.
Behar Bajri ka dashur që të ekzekutojë kundërshtarin e tij në Shkodër Ibrahim Licin, i cili ishte objektivi kryesor i tij.
Sëbashku me Licit, ai kërkonte të vristi edhe Dorian Dulin një tjetër personazh i njohur në Shkodër për shkak se shoqërohej me Ibrahim Licin dhe bahskëpunimi i tyre konsiderohej rrezik shumë i madh për Bajrat.
Ata thurën dy planë për të eleminuar kundërshtarët e tyre dhe pjesë e njerit prej tyre ishte një oficer policie në Shkodër Ardrit Hasanbegaj.
Në verën e vitit 2020 Behar Bajri kërkonte informacion të saktë mbi vendndohjen e Licit dhe Dulit dhe një gjë e tillë mund të vinte vetëm nga policia.
Behar Bajri është gjithmonë në ndjekje të kundërshtarit të tij dhe në dosje sqarohet se ai kishte arritur të gjente numritn e teelfonit të Ibrahim Licit. Ky numër dërgohet tek Adrit Hasabegaj për ta konfimuar dhe marr informacioni apo edhe për ta gjurmuar.
“Unë javën tjetër jam në punë dhe duhet të jem unë në punë që ta çoj dhe e mbaj unë edhe jemi komod. Nuk kam pse t'i kërkoj ndere këtyre,e mbaj vete,veç sa të kthehem. Ishalla të mbaj këtë ai motërqiri edhe mbarojmë punë. Ai tjetri që kemi çuar e ka ai i vogli ,është konfimuar, flet rrallë,shumë rrallë”, thotë Ardrit Hasanbegaj.



