
I njëjti shikim, e njëjta buzëqeshje. Flokë ngjyrë gështenje dhe nishan afër buzës. E fejuara e princit Harry ngjan shumë me motrën e kunatës, Pippa Middleton.
Ata që shpresonin se pas martesës së princit Uilliam me Kate Middleton, Harry do t’i hidhte sytë nga motra e kunatës, mund të jenë të kënaqur.
Harry duket se ka bërë zgjedhjen e përkryer. Në rrjet ka nisur një krahasim që gjen shumë të përbashkëta mes dy vajzave.



