Arrestohet ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cërloi

Arrestohet ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cërloi

Burime bëjnë me dije se është ndaluar Indrit Cërloi, drejtori i IEPV Durrës, i cili u shkarkua nga detyra pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndocit. 

 

Ngjarja lidhet me hetimet që po zhvillohen pas arratisjes së Ndocit, ndërsa autoritetet po verifikojnë përgjegjësitë institucionale dhe zinxhirin komandues.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Indrit Cërloj, 48 vjeç, banues në Durrës, ish-drejtor i IEVP Durrës.

 

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 19/1, datë 15.01.2026, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

 

Gjithashtu, me të njëjtin vendim, kjo gjykatë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasen Y. S., 66 vjeçe, banuese në Durrës, doktoreshë në IEVP Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

 

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy