Mcn Tv ka siguruar pamjet e ekzekutimit të biznesmenit Mondi Mëhalla, ngjarje e ndodhur të dielën në Elbasan, si dhe foton e të dyshuarit që përfundoi sot në prangat e policisë.
Bëhet fjalë për shtetasin Nevzat Spaho që u arrestua sot në Përrnjas. 29-vjeçari dyshohet për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.
Nevzat Spaho nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi më herët është arrestuar nën dyshimin për tentativë vrasje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie të pasurisë, si dhe për vjedhje.
Ai u dënua 3 vite më parë nga Gjykata e Elbasanit pasi dhunoi dhe kanosi me armë një person për dhënien e një shumë parash prej 3 mijë eurosh.



