Emri/ Tentoi të kultivonte kanabis në tokë publike, arrestohet 68-vjeçari

Emri/ Tentoi të kultivonte kanabis në tokë publike, arrestohet 68-vjeçari

Një 68-vjeçar që tentoi kultivimin e 62 fidanëve kanabis në fshatin Shegan të Malësisë së Madhe, u arrestua nga policia. Bëhet fjalë për shtetasin Gjek Kaçaj.

Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrollit të territorit në bashkëpunim me SPK Bajzë, duke përdorur dronë për monitorim ajror, në njësinë Administrative Kastrat, në fshatin Shegan, kanë konstatuar të mbjella në tokë 62 fidanë të dyshuar kanabis.

Bazuar dhe në inteligjencën policore shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Gjek Kaçaj, 68 vjeç, banues në fshatin Shegan, i dyshuar si autor i kultivimit të 62 fidanëve kanabis, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Gjithashtu bazuar në hetime dhe inteligjencën policore dyshohet se  68-vjeçari është dhe autor i  kultivimit të 103 fidanëve kanabis të asgjësuara nga Policia me datë 24.08.2024 në territorin e fshatit Gashaj, Njësia Administrative Kastrat.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy