Koleksioni i Rockefeller-ëve thyen rekordet e të gjitha kohërave në ankand

Koleksioni i Rockefeller-ëve thyen rekordet e të gjitha kohërave në ankand

Një koleksion veprash arti ka thyer rekordin e të gjitha kohërave për vlerën e shitjes. Tre ankandet e organizuara mbrëmjen e së martës nga Shtëpia e Ankandeve Christie’s, në Nju Jork, kanë kapur vlerën 646 milionë dollarë. Veprat janë kryesisht të shekullit XIX dhe XX.

Ankandi nisi me shitjen e një nudoje të Pikasos, për një vlerë prej 115 milionë dollarësh.

Koleksioni i përkiste çiftit David dhe Peggy Rockefeller. Shitjet e objekeve të tjera do të vijojnë deri më 11 maj.

Koleksioni është një pasqyrë e shijeve të çiftit Reockefeller për artin, që nga impresionizmi e deri te porcelani kinez.

Piktura e Pikasos “Vajza me shportën e luleve” ishte vlerësuar rreth 100 milionë dollarë dhe u shit për 115 milionë. Ajo i përket Periudhës Rozë, një etapë e krijimtarisë së piktorit të madh, që karakterizohet nga përdorimi i nuancave të rozës dhe portokallisë. Piktura më parë ka qenë në pronësi të Gertrude Stein dhe përmendet në një libër të Ernest Hemingway.

Shitja e kësaj pikture po ashtu ka thyer rekorde. Ajo ka kaluar në vlerë një pikturë të Henri Matisse, e shitur për 80.7 milionë dollarë. Piktura e Pikasos ka lënë pas edhe “Zambakët në lulëzim” të Claude Monet, e cila është shitur për 84.7 milionë dollarë.  

David Rockefeller ka ndërruar jetë në marsin e vitit të kaluar. Bankieri dhe filantropisti i njohur ka dhuruar afërsisht 2 milionë dollarë për institucione si Rockefeller University, Harvard University dhe Muzeu i Artit Modern.

Të ardhurat nga shitja e këtij koleksioni do të shkojnë për bamirësi.  

Rekordi i deritanishëm është mbajtur nga koleksioni i Yves Saint Laurent dhe Pierre Bergé, një total prej 700 veprash arti që janë shitur për 484 milionë dollarë në vitin 2009. / Përgatiti: Gazmira Sokoli /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy