Kurti: Të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë para zgjedhjeve në SHBA

Kurti: Të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë para zgjedhjeve në SHBA

Në një intervistë për “Bloombergun” në Slloveni Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë raportet, para se aleatët të nisin të merren me zgjedhjet në SHBA dhe BE. 

Kreu i qeverisë së Kosovës theksoi se “ekziston një ndjenjë urgjence për ta implementuar marrëveshjen dhe që të normalizohen raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër, më së voni deri në pranverën e vitit të ardhshëm”.

Kurti tha se përveç urgjencës për zbatim të marrëveshjes së normalizimit, se është i gatshëm edhe për organizimin e zgjedhjeve të reja komunale në Veri, sipas marrëveshjes së arritur me Lajçak.

Kujtojmë që zgjedhjet në Bashkimin Evropian do të mbahen në qershor, ndërsa ato në SHBA në nëntor.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy