Kriza energjetike, Nano: Qeveria Rama do të paguajë kosto politike dhe elektorale

Kriza energjetike, Nano: Qeveria Rama do të paguajë kosto politike dhe elektorale

Rritja e pritshme e çmimit të energjisë, sipas analistit Mustafa Nano do të sjellë kosto elektorale dhe politike për qeverinë Rama. Në studion e MCN TV, Nano tha se pavarësisht se kriza importohet nga jashtë, ndërprerjet e energjisë dhe rritja e çmimit të saj do të prekin direkt qytetarët.

Kriza vjen nga jashtë. Kryeministri duhet të na i zgjidhë krizat dhe jo të na lajmërojë. Ai foli me tone apokaliptike duke përcjellë mesazhin se kur ka rrethana të tilla, mua më keni. Fjalimi i tij nuk më pëlqeu.

Çmimet janë rritur gjetkë. Mund të rriten edhe këtu, madje mund të përkojnë edhe me protestën e paralajmëruar.

E vetmja shpresë e qeverisë është te një mirëkuptim i popullit. Por kjo nuk është si tërmeti. Shoqëria mund ta mbështesë qeverinë në raste fatkeqësish natyrore, por në këtë rast, Rama del dhe përgatit popullin për gjëmën që do të vijë.

Këtë krizë e konsideroj si një krizë të imponuar, asnjë nuk shpëton dot prej saj.

Ne kemi ardhur në situatën që rrezikojmë të kemi ndërprerje. Kjo është e frikshme. Mendoj se për këtë qeveria do të paguajë kosto në terma elektorale dhe politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy