Vrasja e ish policit Santiago Malko/ Shoqërohen 10 persona në polici (VIDEO)

Vrasja e ish policit Santiago Malko/ Shoqërohen 10 persona në polici (VIDEO)

10 persona janë shoqëruar në komisariat pasi dyshohet se kanë lidhje me ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko që ndodhi një natë më parë.

Policia ka identifikuar dhe shoqëruar 10 persona, prej të cilëve mund të zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e ish-policit. Mësohet se ish-efektivi është ekzekutuar me kallashnikov.

Arma e krimit është gjetur në makinë e cila u dogj menjëherë pas ngjarjes në Ferraj të Tiranës. Automjeti tip “Mercedez Benz” dyshohet se u përket autorëve të krimit.

Ish-polici Santiago Malko mbeti i vrarë një natë më parë me 10 plumba. Ai u ekzekutuar në orën 22:25, në rrugën “Xhanfize Keko” teksa ishte në ecje me makinën e tij.

 Gjithashtu policia ka identifikuar një prej personave që dyshohet se morën pjesë në atentat, me inicialet D.A, i cili është shpallur në kërkim.

26-vjeçari që u ekzekutua një natë më parë në makinën e tij tip “BMW X5” ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive.

Malko ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy