
Një aksion i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtës së Territorit në Jalë është përballur me kundërshtimin e banorëve të zonës mëngjesin e sotëm.
Banorët dhe pronarët e biznesve thonë se nuk janë njoftuar paraprakisht në lidhje me këtë aksin. Ata gjithashtu pretendojnë se disponojnë dokumentacionin përkatës për ndërtimet e tyre.
Në zonë kanë zbarkuar forca të shumta të policisë vendore të Vlorës, RENEA dhe FNSH.
Sipas programitë të parashikuar, në gjirin e Jalës pritet shembja e 7 godinave, ndër to lokale dhe banesa.



