Studimi për Kishat pasbizantine në Shqipëri/ Thomo: Kemi trashëguar monumente me vlera shumë të larta arkitektonike

Studimi për Kishat pasbizantine në Shqipëri/ Thomo: Kemi trashëguar monumente me vlera shumë të larta arkitektonike

30 vjet pas përgatitjes së botimit të parë të librit “Kishat pasbizantine në Shqipëri”, studiuesi dhe autori Pirro Thimo, solli botimin e dytë të kësaj vepre.

Për MCN lajme, ai u shpreh se studimi i parë nuk mund të quhej shterues pa ia shtuar dokumentacione dhe informacione të tjera në studimin e dytë.

Dihet që për çdo studiues, një studim apo një monografi nuk mund të quhet shteruese, ajo pasqyron njohuritë që ke kur e ke botuar një monografi ose një artikull.

Por ndërkohë që ti vazhdon të merresh më një aktivitet në këtë fushë, atëherë detyrimisht shtohen njohuritë dhe kjo e bën të domosdoshme që të shikohet dhe të shtohet të bëhet më e plotë sa i përket dokumentacionit dhe historisë dhe informacionit mbi këto monumente që janë në studim.

 Prof. Thimo, vlerëson se për nga tipologjia ndërtimore dhe arkitekturore nga periudha bizantine, janë trashëguar monumente me vlera ta larta. 

Nuk mund të quhet sepse varet se sikur çdo periudhe ose çdo gjini arkitektonike ka disa periudha zhvillimi të saj. Por ka rëndësi fakti se kjo vjen pas një periudhe bizantine, që themi neve me pushtimin osman, u mbyll një periudhë e gjatë, gati 10 vjeçare që quhet periudha bizantine. Nga kjo periudhë ne kemi trashëguar shumë monumente me vlera shumë të larta, pra ishte krijuar në traditë shumë e fuqishme në këto monumente.

Pas pushtimit, një shekull ndërprerje të kësaj veprimtarie, filluan të ndërtohen kishat e para. Këto kisha nuk mund të jenë vazhdim i periudhën bizantine sepse filluan në një periudhë krejt tjetër historike nga periudha e mëparshme, me një pushtues dhe një sundues, me një organizim shoqërie krejt tjetër.

Fillimisht ishin kisha shumë te vogla dhe me kalimin e kohës filluan të zhvilloheshin si nga ana numerike ashtu edhe nga ana tipologjike këto lloj ndërtimesh,. Marrë bashkërisht, faza e parë që ishte me kishat e vogla, pastaj manastiret dhe duke u vazhduar edhe më tej me kishat më të zhvilluara dhe më të larmishme në epologji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy