Protesta e 12 nëntorit/ Reagon Rama: Non grata dhe spiuni s’kanë lidhje me popullin!

Protesta e 12 nëntorit/ Reagon Rama: Non grata dhe spiuni s’kanë lidhje me popullin!

Gjatë një konference të përbashkët me ministren Ibrahimaj, kryeministri Edi Rama përsëriti edhe një herë akuzat se PD mori gjysmë milion dollarë nga Rusia.

Po ashtu Rama tha se Berisha priti në zyrë përfaqësuesin e Vladimir Putinit, për t’i ngulur thikën UÇK-së një muaj më vonë në OKB.

Së pari nuk kam qenë asnjëherë dakord dhe s’kam për të qenë kurrë dakord me këtë shenjën e barazisë. Ka pasur akuza, ju për ata, ata për ju! Nuk besoj se është ndonjë vështirësi e madhe të bëhet dallimi, mes komentit të një fakti dhe akuzave pa fakte. Që PD është financuar me para ruse gjysmë milioni dollari për të rrëzuar qeverinë e PS, s’është akuzë, është fakt i dokumentuar për fat të keq. I zbuluar nga media në SHBA, nga media ndërkombëtare. I përqeshur gjerësisht nga shumëkush këtu, i konfirmuar nga raporti i CIA. Akuzat me serbë janë prodhime të një tërbimi të madh, non grata-sh dhe spiunësh për investimin më të madh në rajon, që do jetë krenari kombëtare, sepse do transformojë njëherë e përgjithmonë dhe do ta çojë në nivel tjetër turizmin. Do të rrisë vlerën e pasurive të patundshme në Durrës, do të rrisë punësimin jo vetëm në Durrës, por edhe Tiranë. Do të krijojë zinxhirë ekonomik vlere për fermerët”.

 Non grata ka qenë që kur u fut në lëvizjen studentore si një spiun i Presidentit komunist dhe shqiptarët ushqehen me dokrra dhe dëngla. Në këtë godinë këtu është pritur përfaqësuesi i Putinit para se të jepte vota në OKB, kundër UÇK-së. Një muaj më mbrapa iu ngul thika UÇK-së nga PD. Që rusët të paguajnë duhet të kesh dhënë një provë. Nuk mund të derdhin gjysmë milionë dollarë për të financuar një parti politike. Pse mos ia jepnin një partie tjetër?! Megjithëse nuk është e vetmja parti, PD, që është financuar nga para ruse. Fjalët e mia gjithmonë dalin”.

Sa i përket protestës, Rama tha: “Për çfarë proteste flisni? Një protestë partish, një non grata dhe një spiun që mbledhin militantët. Kjo s’ka lidhje me popullin. Është një protestë partish, për pushtet, për të prishur dhe për të marrë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy