Një javë para nisjes së sesionit parlamentar, VanHorn takon Elisa Spiropalin (VIDEO)

Një javë para nisjes së sesionit parlamentar, VanHorn takon Elisa Spiropalin (VIDEO)

E ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar sot një vizitë në Kryesinë e Kuvendit, ku ka takuar kryetaren e Parlamentit Elisa Spiropali. Gazetari Mariglen Kume në një raportim për edicionin e lajmeve në MCN TV nga Kryesia e Kuvendit tha se vizita mendohet se lidhet me sesionin e ri parlamentar, që pritet të nisë më 12 shtator. 

Takimi ishte me dyer të mbyllura dhe deri tani s’ka njoftim zyrtar në lidhje me temat mbi të cilat u diskutua, por ky takim vjen një javë para nisjes së legjislaturës së re dhe sesionit parlamentar, që pritet të fillojë më datë 12 shtator. Sipas informacioneve, Elisa Spiropali është një nga emrat që ka marrë deri diku, të paktën nga burimet që kemi, konfirmimin për të qenë sërish kryetare e Parlamentit. Sipas burimeve kemi mësuar që në disa takime që ka pasur me partnerët ndërkombtar ka patur një konfirmim nga ana e kryetares së Kuvendit për të vijuar detyrën edhe në sesionin e ardhshëm, kjo ka bërë që të kemi një vizitë nga e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Shqipëri Nancy von Horn, çka mendohet se lidhet me sesionin e ri parlamentar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy