
SHBA ka bërë sot thirrje për frenimin e përpjekjeve të qëllimshme për të krijuar frikë në Veri. Reagimi i Ambasadës Amerikane vjen pasi Beogradi kërcënoi Prishtinën me kthim të forcave ushtarake në Kosovë.
Në një reagim për “Koha.net”, Ambasada Amerikane thotë: “Ne kërkojmë që të gjithë të përfshirët të ushtrojnë përmbajtje dhe të përmbahen nga retorika nxitëse dhe përpjekjet e qëllimshme për të mashtruar dhe krijuar frikë në komunat e veriut të Kosovës. SHBA-ja vazhdon ta nxisë Kosovën dhe Serbinë që të shmangin çdo veprim ose deklaratë që çon në përshkallëzim të mëtejmë të tensioneve”.
Disa shpërthime dhe incidente janë regjistruar në Veri të Mitrovicës. Kryeministrja serbe Ana Bërnabiç tha se Serbia është pranë vendimit për të kërkuar kthimin e trupave në Kosovë.



