Tragjasi, Radhima e Orikumi pa ujë/ Banorët: Shkak, projekti që do furnizojë fshatrat e Himarës. Vjen i ndotur dhe në sasi të paktë (VIDEO)

Tragjasi, Radhima e Orikumi pa ujë/ Banorët: Shkak, projekti që do furnizojë fshatrat e Himarës. Vjen i ndotur dhe në sasi të paktë (VIDEO)

Korrespondentja Arjola Hasanaj, nga vendburimi ku furnizohet fshati i Tragjasit, Radhimës dhe Orikumi tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se banorët e këtyre fshatrave po hasin shumë vështirësi dhe po ngrenë ankesa për ujin që në shtëpitë e tyre është i ndotur dhe i paktë. 

 

Uji është i ndotur. Shkak sipas banorëve, është projekti që po zhvillohet në Tragjas që do të furnizojë me ujë fshatrat e Himarës.

 

Shkak i ujit të ndotur sipas banorëve është bërë edhe se niveli i ujit është ulur dhe pompa po tërheq dherat. Prej gushtit qytetarët thonë se kanë pasur shumë pak ujë. 

 

Uji tek banorët shkon i ndotur dhe në sasi shumë të paktë. Vendburimet në Tragjas janë dy. Punimet po zhvillohen tek vendburimi i parë.  Kjo situatë ka nisur që prej muajit gusht. 

 

Një prej banoreve të Tragjasit tha se uji tek burimet është pakësuar dhe se ata tashmë nuk mund as të prodhojnë produktet e tyre bujqësore.

 

Është pakësuar uji tek burimet. Më parë vinim lanim rrobat, tani s’bëjmë asgjë. Këtë vit ka nisur që në qershor-korrik. Ka ardhur duke u pakësuar. Kur të vijë vera nuk vadit dot nëse kushtet janë të tilla. Na vjen shumë pak ujë. Uji nuk është i pastër. Është pakësuar uji dhe tek vendburimi tjetër. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy