Pas deklaratave të ashpra kundër myslimanëve dhe idesë që ata të mos lejohen në SHBA, të cilat kanë nxitur një reagim të ashpër në publik, Donald Trump nuk ka ndërmend të tërhiqet nga gara për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një statusi në Twitter, Trump ka lënë të kuptojë se mund të kandidojë edhe si i pavarur nëse nuk do të gëzojë më mbështetjen e republikanëve.



