Ngarkesa e parë e tankeve Leopard 2 nga Gjermania është dërguar në Ukrainë, tha ministria gjermane e mbrojtjes.
18 tanke luftarake u dorëzuan pasi ekuipazhet ukrainase u trajnuan për t'i përdorur ato.
Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se ishte i sigurt se tanket mund të "pëbënin një kontribut vendimtar" në vijën e parë të luftës.
Sipas raportime nga Ukraina, kanë mbërritur edhe tanket Challenger 2 nga Britania e Madhe.
Ukraina ka kërkuar prej muajsh për më shumë automjete dhe sisteme armësh për të ndihmuar në luftimin e pushtimit rus.
Qeveria ukrainase nuk ka komentuar ende për mbërritjen e Leopard 2, por ata kanë konfirmuar mbërritjen e tankeve të parë Challenger 2 të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjermania pranoi ta furnizonte Ukrainën me tanke në janar pasi fillimisht hezitoi ta ndërmerrte një lëvizje të tillë.
Sipas ligjit gjerman, Berlini duhet të miratojë që Leopard 2 të rieksportohet nga çdo vend.



