Koronavirusi/ Shënohen rastet e para në Rumani, Danimarkë dhe Norvegji

Koronavirusi/ Shënohen rastet e para në Rumani, Danimarkë dhe Norvegji

Shënohet rasti i parë me koronavirus në Rumani, Danimarkë dhe në Norvegji.

Sipas mediave vendase, bëhet me dije se rasti i Danimarkës është një person që sapo ishte kthyer nga Italia, ndërsa rasti i Norvegjisë, një person nga Italia e Veriut.

Në Rumani bëhet fjalë për një 20 vjeçar, që punonte si kamarier në restorant në pronësi të një italiani.

Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik (Folkehelseinstituttet, NIPH) aktualisht nuk po rekomandon ekzaminimin e çdo individi që udhëton në vend, duke theksuar se kjo masë nuk do të ishte plotësisht e efektshme sepse njerëzit që mbartin virusin nuk do të testojnë pozitivisht për të gjatë periudhës së inkubacionit.

Numri i personave të infektuar në të gjithë botën ka tejkaluar 82 mijë. Sipas të dhënave të përpiluara nga institucionet e autorizuara shëndetësore dhe shtypi vendor i vendeve që raportohet se kanë lloje të reja të koronavirusit, numri i rasteve janë renditur si më poshtë:

‘Koreja e Jugut 1595, Japonia 894, Italia 447, Irani 139, Singapori 93, SHBA 60, Tajlanda 40, Bahrein 33, Kuvajt 26 Australia 23, Malajzia 22, Gjermania 21, Franca 17, Vietnami 16, Anglia 13, Emiratet e Bashkuara Arabe 13, Spanja 12, Kanada 12, Iraku 5, Rusia 5, Oman 4, India 3, Filipinet 3, Kroacia 3,

Izraeli 2 , Austri 2, Pakistan 2, Liban 2, Suedi 2, Finlandë 2, Algjeri 1, Nepal 1, Sri Lanka 1, Kamboxhia 1, Belgjikë 1, Zvicër 1, Egjipt 1, Afganistan 1, Greqi 1, Brazil 1, Georgia 1, Maqedonia e Veriut 1, Rumania 1, Norvegjia 1, Danimarka 1’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy