Detajet/ Si i gjente tutori klientë ‘vip’ vajzave të mitura si prostituta. Ja sa paguheshin ato

Detajet/ Si i gjente tutori klientë ‘vip’ vajzave të mitura si prostituta. Ja sa paguheshin ato

Zbardhen të tjera detaje nga rrjeti i prostitucionit që drejtohej nga 37-­vjeçari Gentian Gaxha, i cili u arrestua ditën e sotme nga Policia e Durrësit.

Sipas “Balkanweb” 3 vajzat inicialet S.P., B.A., dhe K.Xh. 17 vjeçe secila, që shfrytëzoheshin si prostituta nga Gaxha ishin nga Durrësi, Kuçova dhe Burreli.

Ka qenë një grua ajo që ka rekrutuar vajzat, e më pas ato janë shfrytëzuar nga 37­-vjeçari. Mësohet se adoleshentet ishin strehuar në një hotel në autostradën Tiranë-­Durrës, dhe u gjenin klienta ‘vip’.

Pagesa për çdo klient varionte në jo më pak se 100 euro. Sipas policisë, dyshohet se është një rrjet i gjerë që merret me trafikimin dhe rrjetin e prostitucionit që u gjente klient ‘vip’ 17­-vjeçareve.

U ZBULUA RRJETI I TRAFIKUT

Rrjeti i trafikut u zbulua falë një kallëzimi të një nënë nga Durrësi më 28 dhjetor. Ajo denoncoi largimin nga banesa të dy vajzave të saj, 14 dhe 17 vjeçe. Pasi kishte hetuar policia, vuri re se dy vajzat ishin rekrutuar nga një grua dhe më pas ajo ia kishte ‘shitur’ 37-­vjeçarit, që ishte pjesë e trafikut.

Burime nga grupi hetimor pohuan se 37­vjeçari kishte shfrytëzuar për prostitucion 17­vjeçaren, dhe jo 14­vjeçaren, e cila ishte kthyer në shtëpi. Ngjarja në fjalë nxiti për nisjen e hetimeve, duke zbuluar kështu trafikun. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy