Milo: Ashpërsimi i masës ndaj Berishës, më shumë ndeshje politike se sa penale (VIDEO)

Milo: Ashpërsimi i masës ndaj Berishës, më shumë ndeshje politike se sa penale (VIDEO)

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës së arrestit për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kërkesën që pala mbrojtëse bëri për ta pezulluar shqyrtimin, i justifikon me faktin se gjithsecili është në pozicionin e vetë.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi gjykata është në të drejtë për faktin se Sali Berisha nuk iu është përgjigj thirrjeve për të shkuar në SPAK dhe për rrjedhojë është e detyruar të marrë një masë tjetër në përputhje me ligjin.

Sipas tij, ky është thelbi i veprimit ndaj shkallëzimit ndaj zotit Berisha, ku gjykata ashpërson masën për ta pasur më në linjë me procedurën që do të ndiqet.

Besoj se këtu kemi të bëjmë shumë më tepër me një ndeshje në pikëpamje morale, politike, se sa në pikëpamjen penale.

Do të presim se çfarë do të ndodhë gjatë ditëve në vijim, duke filluar nga e enjtja kur mblidhet seanca parlamentare për të miratuar vendimin e marrë nga Këshilli i Mandateve, çfarë niveli arresti do i akordohet zotit Berisha në raport me atë masë që kishte deri më tani.

Pretendohet siç thotë Partia Demokratike dhe zoti Berisha se do të shkohet në një rezistencë më të thellë, veprim dhe aksion të opozitës.

Duhet të shohim se këto aksionet e mëdha opozitare, siç ka dëshmuar përvoja deri pak muaj në Shqipëri, fillojnë me shumë zhurmë dhe më pas shuhen.

Çfarë lëvizje do të jetë kjo? A ka motiv? Arrestimi i zotit Berisha a shërben si lajtmotiv që të trondiste politikën shqiptare apo ta detyronte SPAK të ndërmerrte një veprim tjetër?

Nuk e besoj se do mund të ushqejë një aksion opozitar të fuqishëm në rrugë.

Tani për tani nuk lexoj që të ketë një situatë të tillë që të krijojë një shpërthim të fuqishëm, social dhe politik, kundër mazhorancës dhe organeve të drejtësisë.

Në vijim Milo tha se bllokimi i punimeve të Kuvendit po kthehet në një përvojë negative, të keqe dhe jo europiane, duke nënvizuar se nuk është kjo forma dhe mënyra për të bërë politikë dhe aq më tepër për të paraqitur alternativat.

Në këtë linjë, deklaron se vështirë se populli mund të bindet me aksione të dhunshme në parlament, për të ndëshkuar mazhorancën.

Nuk besoj se është kjo rruga. Kam frikë se opozita ende nuk është e përgatitur për alternativën që do të propozojë.

Opozita e pohon duke thënë sipas mënyrës së vetë që ne nuk e rrëzojmë dot Edi Ramën, përveçse me forcë, me dhunë, nuk e rrëzojmë dot me zgjedhje.

Ta pranosh një gjë të tillë, tregon se nuk je në gjendje me mjete paqësore politike, që të bësh ndryshimin, apo të bindësh shumicën e elektoratit shqiptar për alternativën tënde, kjo është ndryshe disfatë politike.

Mendoj se dhuna nuk do të sillte as për opozitën ndonjë rezultat pozitiv, as edhe për vendin.

Se lëvizjet e dhunshme sjellin destabilizim, përplasje sociale, përtej asaj politike.

Në rast se kjo mosbindje civile mund të kthehet në veprime të dhunshme kundër institucioneve, këtu nuk kemi më mosbindje civile, por një veprim tjetër.

Sa i takon deklaratës së Kryeministrit Edi Rama për bllokim pa kosto të Greqisë për çështjen e negociatave, u shpreh se nuk e di çfarë pritet që të shikohet një kosto, pasi kosto ishte që Shqipërisë nuk iu hapën negociatat.

Shqipërisë nuk iu caktua një datë për konferencën e dytë ndërqeveritare.

Nuk u bënë përkundrejt shpresave dhe premtimeve që ato do të bëheshin në dhjetor.

Të gjitha këto të marra së bashku janë kosto, ndaj unë nuk them që veprimi i Greqisë ishte dhe mbetet pa kosto për Shqipërinë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy