Kryetari i “Lëvizjes Bashkë” në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tha se Rama e ka turpëruar Shqipërinë me vizitën ne Izrael.
Sipas tij janë dy motive kryesore, e para sipas tij është fakti që kryeministri izraelit është i akuzuar për gjenocid dhe tjetra është detyrimi moral që Shqipëria duhet të jetë e pozicionuar krahë vendeve të shtytur.
Sipas Qorit arsyeja e vizitës së Ramës në Izrael është fakti se ai i frikësohet drejtësisë dhe po kërkon mbështetje nga faktorë të huaj.
Sepse Shqipëria si çdo shtet tjetër ka interesa, por duhet të ketë edhe dinjitet. Sot që flasim kryeministri i Izraelit është nën akuzë për gjenocid. Arsyeja e dytë ka të bëjë që Netanyahu është i kërkuar nga gjykata për krime lufte. Nëse Rama ka për detyrim moral për të qenë krahë të shtypurve, ajo ka dhe detyrime ligjore. Ju kujtoj statutin e Romës. Midis këtyre dy aspekteve dhe tekave të Ramës për të dalë krahë të një lideri politik. Do të duhej që Shqipëria të ruante reputacionin e vet dhe Rama të mos bëhej pjesë e takimit me dikë që ka akuza të rënda. Mendoj që arsyeja pse ai e bënë këtë është nga drejtësia, pasi po bën gjithçka që të gjejë mbështetje nga faktorë të huaj.



