Zgjedhjet në PD, Ndoka: Proces qesharak, dy kandidatë të njëjtë. Basha kryetar i vulës së Ramës (VIDEO)

Zgjedhjet në PD, Ndoka: Proces qesharak, dy kandidatë të njëjtë. Basha kryetar i vulës së Ramës (VIDEO)

Ish- deputeti Nard Ndoka në MCN Live ka komentuar zgjedhjet në PD ku u shpreh se procesi është qesharak ku të dy kandidat si Bassha ashtu edhe Hani janë njësoj. Ai tha se historia e Bashës është një fatkeqësi e madhe për PD dhe vetë opozitën, ndërsa theksoi se ai është një frikacak. Sipas tij, në atë derexhe ku është Lulzim Basha ka një ndërgjegjësim të madh politik dhe nuk e duan. “Historia bash u bë e vjetër ky vazhdon lojën e tij, padiskutim është një fatkeqësi e madhe për PD, në veçanti për opozitën. Një njeri i kapur peng, që veten e tij kuptohet e ka bërë qesharak dhe ka kthyer pjesë të baltës së politikës, por po dëmton dhe opozitën dhe PD me lëvizjet e tij të shpifura. Lajmi i mirë është se përballë ka dhe një kandidat si vetja dhe kjo është qesharake, dhe Hani është një personazh i persekutuar politik. Gjithsesi Basha e meritonte në fund të fundit një kandidaturë të tillë, besoj se Basha do jetë humbës dhe ky do jetë fituesi. Ky duket qartë që është caktuar nga Basha. Në atë derexhe ku është Lulzim Basha i cili është bojkotuar nga ata që ka vendosur vetë, por sot e shohin qartë se kush është Basha në të vërtetë dhe nuk e duan. Si do që të bëhet procesi ku Basha do përpiqet me të gjitha mënyrat për ta manipuluar, unë e shoh si frymë se ky është frikacak, tmerrohet nga gara dhe pse i bënte në kushte emergjente”. Në vijim ai shtoi se Basha nuk arriti të bëhet lider, sipas tij duhet ta kemi kryetar të vulës së Edi Ramës. Ai tha se Berisha është kryetar që reagon dhe se ka një autoritet absolut enë PD dhe ndjek strategji. “Berisha është i lindur, ka autoritetet absolut në PD, i kaloi të gjitha pengesat me shumë kujdes duke treguar një vëmendje të jashtëzakonshme dhe duke mos ceduar në asnjë rast dhe megjithatë arriti ta mbante si frymë PD dhe opozitën. Për fat të mirë ka njëlloj reflektimi, Berisha tashmë e ka fushën më të hapur për të bërë lëvizje përtej logos dhe vulës. Besoj se Berisha ka 3-4 variante që po i punon sepse ai është disa hapa përpara është politikan që reagon, i merr mesazhet nga kundërshtari, kryesia. Kam bindjen dhe informacionin sepse Berisha s’ka interesa personale. Berisha tashmë e ka se si do jetë qëndrimi i 17 deputetëve, cili do jetë qëllimi final i Bashës dhe hapi që mund të marrë është padiskutim një lëvizje e madhe përtej një partie politike. Një front opozitar më frymën e një koalicioni, apo një grupi drejtues. Janë shumë gjëra, alternativa që mund të dalin dhe përpunohen. Sot Berisha është personi i domosdoshëm i PD. Duke njohur realitetin dhe vetë Berishën ai nuk rri asnjëherë pa skenar. Fundi i shtatorit do të jetë një zgjidhje përfundimtare sepse dhe vetë Berishës do i duhet kohë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy