“Nëndetësja bërthamore ruse në veprim”, NATO në gatishmëri të lartë

“Nëndetësja bërthamore ruse në veprim”, NATO në gatishmëri të lartë

Nëndetësja ruse me energji bërthamore K-329 Belgorod po lëviz në detet e Arktikut dhe ekziston dyshimi se misioni i saj është të testojë raketën siluruese Poseidon, e cila është e aftë që të mbajë koka bërthamore dhjetë mijë kilometër larg.

Kështu thuhet në një raport të NATO-s, të cituar nga La Repubblica, sipas të cilit Aleanca është në gatishmëri të lartë dhe po monitoron çdo lëshim të mundshëm të silurëve nga nëndetësja.

Me përmasa 184 metra të gjatë dhe 15 metra të gjerë, Belgorod mund të lundrojë nën ujë me rreth gjashtëdhjetë kilometra në orë dhe me një autonomi praktikisht të pakufizuar.

Besohet se nëndetësja mund të qëndrojë 120 ditë pa u kthyer në sipërfaqe.

Ky është një mjet i paraqitur nga Kremlini në vitin 2018 si një nga sistemet që do t’i kthejë Rusisë supremacinë strategjike.

Vala e lëshimit të raketës mund të zhdukë metropolet si New York apo Los Angeles. Ekspertët shpjegojnë se i njëjti efekt mund të arrihet me raketat balistike ndërkontinentale, të cilat kanë ekzistuar që nga vitet 1960.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy