Akuzat për Bashën/ Rama: Akuzat nuk janë të miat, Basha të përgjigjet si lider dhe të mos bëjë bisht

Akuzat për Bashën/ Rama: Akuzat nuk janë të miat, Basha të përgjigjet si lider dhe të mos bëjë bisht

Në konferencën e sotme për media, nuk u anashkalua as tema kryesore e ditëve të fundit që ka të bëjë me rolin e Lulzim Bashës dhe për akuzat që i bëhen atij gjatë luftës së Kosovës, përkatësisht për akuzat për kasetën e masakrës së Krushës.

Rama, duke përsëritur faktin se sipas tij, këto akuza nuk bëhen nga Rama e as nuk bëhen për fushatë, ftoj Bashën që të dalë të shpjegohet vet, teksa e cilësoi si absurde që Basha nxjerr partinë që t'i dalë në mbrojtje.

"Një përfaqësues i një familje, i një ndërrmarje, i një organizate, i një medie dhe për më tepër një përfaqësues i një numri të caktuar qytetarësh dhe aq më shumë akoma përfaqësues akoma i një partie politike që për më tepër pretendon të qeverisë vendin, ka një detyrë të patjetërsueshme, të mbajë qëndrime dhe të shikojë në sy njerëzit dhe të thotë atë që i takon në raport me çështje të caktuara dhe me çështje që lidhen me të, nuk po flasim për jetën private, por po flasim për një detyrim shumë të thjeshtë që një lider, një drejtues ka, të shpjegohet dhe patjetër që në këtë rast jam aspak i dëshiruar që këto akuza, që nuk i bëj unë, por që i bëjnë dëshmitarë që unë as i njoh, të jenë të vërteta, por është detyrim i patjetërsueshëm, nuk bëhet duke sharë mua e as teori konsipriacioni, as duke heshtur apo duke nxjerrë partisë, unë i them shpjegohu.

Në PS në kohën që e ka drejtuar PS, ka mbajtur një qëndrim që bie ndesh me interesin kombëtar, dhe nëse ju më pyesni mua unë kam për detyrim që të mbaj qëndrim se është PS. Dhe PD në qeveri kanë votuar rezolutën e Këshillit të Europës mbi bazën e raportit të Dick Marty, ndërkohë që ne e kemi votuar kundër. Pse, mund të ketë argumente, pse e votuan, ta thonë, këto janë thjesht dhe vetëm në funksion të detyrës që unë kam, të gjitha të tjerat që kjo po përdoret për zgjedhje, që po përfshihet Kosova në fushatë, janë dokrra, që nuk kanë lidhje me arsyen se përse ne ngremë këtë çështje, nuk mund 'i bëj bisht nevojës për të dalë dhe për të thënë kam qenë këtu, kam bërë këto, kam pasur këto arsye.

Por kjo nuk bëhet që këtu ka një konsiparion të Ramës, që Rama kështu bën gjithmonë, se ca bën Rama këtë nuk e gjykon Basha në kushtet kur duhet të shpjegojë ca ka bërë ai, jo unë. Është elementare, kështu funksionon në të gjithë botë, llogaridhënia para njerëzve e dikujt që do të drejtojë vendin, nuk do ti ta dish se çfarë mendon Basha nga A-ZH, pavarësisht se ca thotë Rama dhe kjo është arsyeja se përse unë ngre këtë çështje, është karakteri i lidershipit që testohet dhe është para njerëzve, e pamundur që një drejtues të mos ketë këtë tipar të karakterit, që të përballet me çështjen që ka interes publik, dhe jo më me  atë që ka të bëjë me të, unë këtë tipar mbase e kam të ekzagjëruar, të bëjë unë PS që të nxjerrë logon për të bërë atë që duhet të bëjë unë...Shmangia e vazhdueshme për t'u përballur me to nga akuzat apo kundër akuzat mbi ata njerëz që nuk e kuptoj se ca arsye mund të kenë ato njerëz që i drejtohen Bashës, pse nuk i adresohen diku tjetër", tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy