Kryeministri Edi Rama e ka kaluar drekën në një familje në fshatin Shushicë të Elbasanit. I shoqëruar nga deputeti Taulant Balla dhe kreu i bashkisë, Qazim Sejdini, Rama ishte në shtëpinë e Osman Rexhës, të cilit i dorëzoi edhe dokumentet e legalizimit të shtëpisë. Rama tha se shumë shtë bërë në Elbasan, por ka ende për të bërë.
Gjatë bisedës në familjen Rexha, djali i shtëpisë i tha kreut të PS-së të mos kandidojë njerëz si Ben Blushi në zgjedhjet e ardhshme. Por Ramapreferoi të mos e zgjaste më tej këtë temë.
I zoti i shtëpisë: Vetëm një gjë kam. Deputetë si Ben Blushi mos na sillni më. Me njerëz si Taulant Balla e Saimir Tahiri ne jemi të kënaqur. Njerëzit e pabesë nuk i kam qejf.
Rama: Lëre atë muhabet se është asortiment që nuk hahet.
Balla: Mos na e prish këtë se kemi edhe një sebep. Drejtoria e legalizimeve u ka sjellë dokumentin e kësaj shtëpie. Ti ke fatin ta marrësh nga kryeministri.



