
Historiani Olsi Jazexhiu foli përmes një lidhjeje skype në edicionin e lajmeve në MCN Tv lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.
Jazexhiu e konsideron vendimin e Ramës si një skandal diplomatik vendimin, duke u shprehur se trajtimi si terroristë i një ambasade është akt i paprecedentë.
Sipas Jazexhiut ky vendim është marrë për t’u bërë qejfin amerikanëve dhe Izraelit. Jazexhiu nuk përjashton mundësinë që sulmi kibernetik në Shqipëri të jetë kryer nga vet Izraeli për të fajësuar Iranin.
Historiani thotë se gjithçka mund të ketë ndodhur pasi Izraeli është tmerruar nga marrëveshja nukleare SHBA-Iran.
Kryeministri Rama deri tani s’ka dhënë asnjë provë për të vërtetuar që sulmi është bërë nga Irani. Nga mediat izraelit shihet që përfituesi më i madh nga kjo që po ndodh është Izraeli. Dyshimet që po hidhen në shumë qarqe është që këtë sulm kibernetik ta ketë bërë Izraeli. Masa e qeverisë shqiptare është skandaloze, shkakton skandal diplomatik në rang ndërkombëtar. Rama po e trajton selinë diplomatike si terroriste, për t’u bërë qejfin amerikanëve dhe izraelit. Ka shumë zëra që mendojnë që gjithë kjo gurgule ndoshta ka të bëjë me marrëveshjen nukleare. Izraeli është i tmerruar nga marrëveshja nukleare SHBA-Iran. Izraeli ka një histori të gjatë ku bën sulme terroriste dhe akuzon palë të treta.
Shqipëria me marrjen e muxhahedinëve është kthyer në fushëbetejë mes Izraelit dhe botës islame. Është luftë që izraelitët me SHBA-të bëjnë me popujt myslimanë. Irani është guri më i fortë për çlirimin e Palestinës. Kjo që po bën kryeministri është një dhuratë ose bonus për Izraelin. Hakerimet janë diçka normale. Nga Shqipëria janë hakeruar me qindra faqe iraniane nga organizata terroriste e muxhahedinëve. Shtetet serioze nuk prishin marrëdhënie diplomatike edhe sikur të hakërrohej një faqe shqiptare nga Irani. Shteti ynë duhet të shkonte në gjykatë ndërkombëtare dhe të akuzonte Iranin. Trajtimi si terrorist i një ambasade është e paprecedentë. Në 1946 komunistët shqiptarë dëbuan në këtë lloj mënyre amerikanët nga Shqipëria. Është i njëjti skenar që përsëritet tani. Shqipëria tregon fytyrën e një vendi rrugaç dhe ekstremist”.
Jazexhi thotë se është shkelur ligji ndërkombëtar dhe Konventa e Vjenës pas pushtimit të selisë diplomatike, duke shtuar se Irani ka të drejtë ta hedhë Shqipërinë në gjyq.
Është një luftë globale që amerikanët për hir të Izraelit bëjnë me botën arabe, që ka nisur që prej 1948 me krijimin e Izraelit. Amerikanët me izraelitët kanë bërë 4 luftëra me arabët. Në vendet e vogla myslimane si Shqipëria, ku amerikanët që prej grushtit të shtetit në 97-ën nisën një ofensivë duke dëbuar arabë, duke mbyllur shumë fondacione islamike. Janë axhenda të luftës globale që Amerika dhe Izraeli bëjnë kundër Islamit.
Është kundër ligjit ndërkombëtar të pushtosh një seli diplomatike. Ministrja Xhaçka nuk e ka lexuar Konventën e Vjenës. Irani po të dojë e hedh Shqipërinë në gjyq dhe merr dëmshpërblim. Rama po sillet si muxhahedinët iranianë në 79-ën që sulmuan diplomatët amerikanë dhe morën pengje. Nga mënyra si u përcollën në Rinas ishte sikur të ishin kriminelë dhe jo trup i atashuar diplomatik!”.



