Bankat në e-albania, Isaj: Sjell leverdi për klientin, por jemi akoma tek ngritja e infrastrukturës

Bankat në e-albania, Isaj: Sjell leverdi për klientin, por jemi akoma tek ngritja e infrastrukturës

Ekspertja e financave Brunilda Isaj deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se ndërveprimi mes portalit E-Albania dhe platformave bankare të internet banking do të jetë e leverdishme për klientët, por mbetet për t'u parë si do menaxhohet e gjithë situata.

Duke vijuar shpjegimin e saj, Isaj tha se deri më tani kemi vetëm projekte fragmentare dhe se deri tani është bërë shumë pak për shkëmbimin e të dhënave mes bankave.

Nga ana e klientit sjell konveniencë, mbylljen e ciklit jo vetëm të marrjes së shërbimit dhe mundësinë e pagesës online që e mbyll krejt procesin dhe siguron veprimin në distancë. Duhet parë nëse klienti është i përgatitur, nëse ka njohuritë e duhura nëse i beson kësaj marrëdhënieje. Si veprim e parë dhe me trendet globale, veprimet në distancë  po masivizohen. Ka banka në botë që ofrojnë vetëm shërbime në distancë, kuadri legjislativ po përmirësohet. Për klientin është diçka pozitive, si duhet menaxhuar do shohim.

Bankat deri tani kanë operuar në mënyrë fragmentare. Për shkak se u pa si një potencial jo për të zgjeruar vëllimin e transaksioneve, por edhe për t’i dhënë një hov veprimtarisë, ky shkëmbimi i të dhënave do të jetë i sigurtë.

Deri tani është bërë pak në realitet, bankat nuk shkëmbejnë të dhëna, ishte një afat, por jemi akoma në ngritjen e infrastrukturës. Deri tani s’kemi asgjë të kryer, ka projekte fragmentare. A janë bankat të gatshme? Edhe sikur të jenë të gatshme nuk janë gati nga pikëpamja teknike. Afati për shkëmbimin e të dhënave duket ambicioz. Pagesat online mund të bëhen se është mundësia.

Duhet të kemi parasysh dhe edukimin financiar të klientëve, ka nevojë për një orientim dhe bashkohem se për platformë e-albania informacion është i cunguar. Këto procese kërkojnë strategji dhe marrin kohë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy