
Departamenti Amerikan i Shtetit ka informacion mbi faktin se Rusia mund të forcojë sulmet ndaj infrastrukturës civile dhe qeveritare të Ukrainës në ditët në vijim.
Kështu deklaroi ambasada amerikane në Kiev, duke nënvizuar se sulmet ruse në Ukrainë vazhdojnë të përbëjnë kërcënim për civilët dhe infrastrukturën civile.
Lufta në Ukrainë vijon prej 24 shkurtit, kur Rusia ndërhyri ushtarakisht, çka ka sjellë me mijëra të vrarë në të dyja kampet.



