Komisioni për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë miraton ndryshimet në ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi

Komisioni për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë miraton ndryshimet në ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë në mbledhjen e sotme të zhvilluar online ka miratuar në parim ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.

Në drejtimin e kryetarit, Enver Roshi, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë në mbledhjen e sotme shqyrtoi në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.

Të pranishëm për të bërë prezantimin e projektligjit ishin, deputeti i PS-së, Alket Hyseni, si përfaqësues i grupit nismëtar propozues të këtyre ndryshimeve ligjore, Bardhylka Kospiri zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  si dhe Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi, Robert Gajda.

Në fjalën e tij, Hyseni shpjegoi arsyet e këtyre propozimeve për ndryshime në ligjin “ Për mbrojtjen nga diskriminimi”

“Në disa raporte Komisioneri aktual për Mbrojtjen nga Diskriminimi por edhe paraardhësit e tij, kane adresuar nevojën e përmirësimit në ligjin organik. Gjithashtu dhe mekanizmat moniturues të parandalimit dhe luftimit te diskriminimit, si Komisioni Europian kundër racizmit dhe intolerancës kanë adresuar një sërë rekomandimesh për përmirësime në ligj dhe kjo nismë adreson disa prej ketyre rekomandimeve të organizmave ndërkombëtarë për afrimin e disa direktivave të BE dhe zgjidhjen e një sërë problemesh të hasura në praktikë”, tha ai.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Kospiri u shpreh parimisht dakord për propozimet për ndryshim në ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi.

Më tej komisioni vijoi me dëgjesën e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi i cili  theksoi domosdoshmërinë e këtyre ndryshimeve ligjore, por edhe me sugjerime dhe diskutime të anëtarëve të përhershëm të komisionit për adresimin e problematikave të ndryshme lidhur me diskriminimin. Anëtarët miratuan në parim projektligjin në fjalë.

Në mbledhjen e ardhshme të komisionit, projektligji në fjalë do të konsultohet edhe me grupet e interesit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy