Vetëvendosja nis mbledhjen e firmave për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Vetëvendosja nis mbledhjen e firmave për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Lëvizja Vetëvendosjeka njoftuar se ka nisur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë “Hoti”.  Ka nisur edhe mbledhjen e firmave.

Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, tha se “nga sot Vetëvendosja nis mbledhjen e nënshkrimeve për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë”.

Kurse, deputetja Arbërie Nagavci e quajti qeverinë aktuale jokushtetuese.

“Kjo qeveri është jokushtetuese dhe joligjore, ajo e ka dëshmuar tash se është e paaftë për të qeverisur vendin. Kosovës i duhet një Qeveri që dëshmoi se mund të qeveriset me duar të pastra”, tha Nagavci.

Kritika Vetëvendosja pati edhe për menaxhimin që kjo Qeveri po bën me pandeminë Covid-19. Sipas deputetëve të VV-së, vendi po shkon drejt një katastrofe humanitare.

Kujtojmë se në mars të këtij viti ish-Qeveria “Kurti” ishte rrëzuar me ngritjen e mocionit të mosbesimit pikërisht nga LDK-ja, partneri i atëhershëm i saj, pas një seri përplasjesh me njëra-tjetrën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy