Turin e takimeve me të rinjtë të nisur në kryeqytet deputeti Lulzim Basha e vijoi në Shkodër, bastionin e humbur të demokratëve. Tha se nuk është penduar për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, ndërkohë paralajmëroi aksionin e tij politik duke u bërë thirrje të rinjve të mbushin sheshet.



