Flet nëna e gjeneralëve Haradinaj, festë e Pavarësisë pa Ramushin është e zbehtë

Flet nëna e gjeneralëve Haradinaj, festë e Pavarësisë pa Ramushin është e zbehtë

Është herë e dytë që për 17 Shkurt i mungon dikush. Më 17 Shkurt 2008 kur u shpall pavarësia e Kosovës dhe tash nëntë vjet pas kur Kosova e feston ditëlindjen e nëntë.

 E kjo ditë po i duket e vështirë Rukë Haradinajt, pasi që i mungon  djali  i madh  Ramush Haradinaj.

Më 17 shkurt 2008 Ramush Haradinaj ishte duke u gjykuar në Tribunalin e Hagës ndërsa tash gjendet në Francë ku po mbahet me një fletarrest të Serbisë për krime lufte.

Nëna e katër djemve gjeneralë, e që dy prej tyre tash janë dëshmorë, Luani dhe Shkëlzen Haradinaj, mes lotëve, mallit dhe krenarisë e pret festën e Pavarësisë.

Ajo ndihet krenare që atdheut ia fali dy djem, por thotë se kurrë nuk do të pranojë që t’ia fal Serbisë krimet që i ka bërë në familjen e saj dhe në të gjitha familjet tjera shqiptare.

Nëna e ish- kryeministrit të Kosovës në një intervistë për KosovaPress, e ndjen të vështirë festimin e Pavarësisë pa Ramushin në shtëpi, për të cilin thotë se në zemër dhe në shpirt e ka Kosovën.

Rukë Haradinaj thotë se shënimi i nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës është një ditë e madhe për familjen e saj dhe për tërë Kosovën, por mungesa e Ramushit në këtë ditë festive ia shton mërzinë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy