Mësuesi nga Korça ngacmonte seksualisht dy nxënëse në “WhatsApp”, arrestohet nga policia

Mësuesi nga Korça ngacmonte seksualisht dy nxënëse në “WhatsApp”, arrestohet nga policia

Policia e Korçës ka identifikuar një rast të ngacmimit seksual në qytetin e Korçës.

Një 45-vjeçar, B. D., me profesion mësues është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të moshës 14-vjeçare, nxënëse të shkollës 'Sotir Gjura' ku ai ushtron profesionin e tij.

Burime nga policia për korrespondenten e MCN nga Korça, bëjnë të ditur se 14 vjeçaret merrnin mesazhe në whatsapp nga mësuesi Bledar Duro, i cili dyshohet se i ka ngacmuar në harkun kohor të një muaji.

Kanë qenë vajzat që bashkë me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar rastin e rëndë dhe si provë kanë lënë telefonat e tyre me mesazhet e mësuesit.

Sipas informacioneve nga burime policore, mesazhet dërgoheshin kur nxënëset nuk ishin në shkollë.

Mesazhet e shpeshta kohëve të fundit detyruan nxënëset të ndërmerrnin një hap tjetër për t’ju drejtuar policisë së Korçës.

Bledar Duro, mësues pranë shkollës ‘Sotir Gura’ në Korcë u arrestua menjëherë nga policia ndërsa pritet të zbardhen më tepër detaje lidhur me rastin.

Ndërkohë, celularët e palëve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale për të verifikuar më tej rastin.

Raportohet se Drejtoria e Shkollës ‘Sotir Gurra’ që në momentin që u njoh me denoncimin e vajzave, bënë pezullimin e menjëhershëm të mësuesit Bledar Duro.

Poashtu mësohet se nga Drejtoria Arsimore do të zbatohet në vijim një plan masash shtesë për sigurinë e nxënëseve nëpër shkollat e qarkut.

Ndërkohë nga grupi hetimor mësohet se mesazhet kishin përmbajtje të rënda, të cilësuara si skandaloze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy