Debate te “Nismat Qytetare” për drejtoreshën e SHISH/ Xhafaj: Ndodhin në të gjithë botën. Kaso: U certifikua rënia e shtetit shqiptar

Debate te “Nismat Qytetare” për drejtoreshën e SHISH/ Xhafaj: Ndodhin në të gjithë botën. Kaso: U certifikua rënia e shtetit shqiptar

Zhvillimet dramatike të kësaj të marte, ku SPAK lëshoi masën e sigurisë "arrest në shtëpi" ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, kanë ndezur debate të ashpra në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë.

 

Mbledhja e Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale ka nisur me tensione të larta midis palëve. 

 

Opozita ka kërkuar llogari të menjëhershme nga mazhoranca socialiste, duke kërkuar ndryshimin e rendit të ditës dhe thirrjen e seancave dëgjimore urgjente për skandalin në fjalë.

 

Deputeti demokrat Ivi Kaso u shpreh se komisioni nuk mund të vijojë punën normalisht përpara një ngjarjeje kaq të jashtëzakonshme për sigurinë kombëtare. Ai kërkoi mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Sigurimit Kombëtar:

 

Përpara se të nisim me rendin e ditës, kjo seancë nuk mund të nisë në mënyrë të zakonshme, sepse ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme. Sot është certifikuar përfundimisht rënia e shtetit shqiptar. 

Duhet të ndryshojmë kalendarin dhe të zhvillojmë seanca dëgjimore për mënyrën se si është ushtruar mbikëqyrja mbi SHISH.

 

Nga ana tjetër, kryetari i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj, i është kundërpërgjigjur akuzave të opozitës duke argumentuar se funksionimi i organit të akuzës ndaj zyrtarëve të lartë nuk tregon dështim, por konsolidim të institucioneve.

 

Xhafaj shtoi se, ndonëse çështja nuk lidhet drejtpërdrejt me fushën e këtij komisioni, mazhoranca është plotësisht e gatshme të ulet në tryezë për të vlerësuar propozimet e opozitës apo për të bashkërenduar një seancë të përbashkët me komisionet e tjera parlamentare, nëse Kuvendi do ta shohë të arsyeshme të mbajë përgjegjësi përkatëse.

 

Institucioni përkatës ka kryer punën e tij. Kjo është shenjë e pjekurisë së demokracisë, tregues i qartë i pjekurisë së institucioneve. E kundërta do të ishte e vërteta, atë që kemi parë në 30 vite. 

Fenomene të tilla janë normale për një shtet të konsoliduar dhe shtet të së drejtës, ndodhin në të gjithë botën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy