Xhadat/ Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë 11.4 milion lekë kafe ujë dhe çaj për 14 muaj

Xhadat/ Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë 11.4 milion lekë kafe ujë dhe çaj për 14 muaj

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë gjatë muajt shkurt të këtij viti ka zhvilluar dy tendera me objekt blerje kafe dhe ujë natyral.

Vlera përfundimtare e kontratës për tenderin e kafes është 1.24 milionë lekë, ndërsa ajo për ujin 1.1 milionë lekë.

Ndërsa vlera totale e faturës për kafe dhe ujë vetëm në dy tenderat e organizuar gjatë muajit shkurt 2023 shkon në 2.34 milionë lekë, në dokumentat e tenderit mungon afati i kontratës së këtij malli, ç`ka do të thotë se shifra e faturës për kafe dhe ujë për këtë ministri deri në fund të vitit, nuk dihet se sa do të shkoj. 

Nga një analizë që emisioni “Xhadat„ kanë realizuar sa i takon shpenzimeve për blerje kafe, çaj dhe ujë gjatë vitit 2022 rezulton se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpenzuar gati 8.8 milionë lekë nga buxheti i shtetit.

Duke i shtuar kësaj vlere atë të dy tenderave të vitit 2023, shuma në 14 muaj shkon 11.4 milion lekë.

Çudia qëndron në faktin se pavarësisht miliona lekëve të shpenzuara për kafe dhe ujë, në aktivitetet e organizuara në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë nga titullarja Belinda Balluku, në tryezë uji mungon.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy