Zelensky: Ushtria ukrainase ka shkatërruar mbi 1 mijë tanke ruse

Zelensky: Ushtria ukrainase ka shkatërruar mbi 1 mijë tanke ruse

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se ushtria ukrainase ka shkatërruar tashmë më shumë se 1,000 tanke ruse, gati 200 avionë rusë dhe pothuajse 2,500 automjete të blinduara luftarake.

Pavarësisht këtyre humbjeve, trupat ruse kanë ende pajisje për të kryer sulme shtesë, tha Zelensky.

Sigurisht që pushtuesit kanë ende pajisje në magazinë. Po, ata kanë ende raketa për të goditur territorin tone.

Por kjo luftë tashmë e ka dobësuar Rusinë aq shumë sa ata duhet të planifikojnë të kenë edhe më pak pajisje ushtarake për paradën në Moskë.”

Më 9 maj, Rusia planifikon të mbajë paradën e saj tradicionale të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq, duke përkujtuar dorëzimin gjerman ndaj Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se Rusia ka humbur tashmë më shumë se 23,000 ushtarë që nga fillimi i pushtimit. Sidoqoftë këto pretendime nuk konfirmohen në mënyrë të pavarur nga mediat ndërkombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy