GJKKO pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar për ish-ministrin Koka, Bllakon dhe 7 të pandehurit e tjerë

GJKKO pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar për ish-ministrin Koka, Bllakon dhe 7 të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, ish-sekretarit të kësaj Ministrie Alqi Bllako dhe 7 të pandehurve të tjerë, që procesi ndaj tyre të vijojë me gjykim të shkurtuar.

Ne rast se ata gjenden fajtorë nga Gjykata do të përfitojnë ulje të dënimit me një të treten.

Ndërsa për Etleva Kondin procesi do të vijojë me gjykim të zakonshëm dhe çështja u veçua.

Seanca e radhës ku SPAK do të lexojë pretencën do të zhvillohet me 18 maj ora 09:00.

Kërkesa për gjykim u lexua nga prokurori Arben Kraja ndërsa i pranishëm ishte dhe prokurori Klodian Braho.

Sipas SPAK, Koka në cilësinë e ish-ministrit ka përfituar rreth 3.7 milionë euro ryshfet nga tre administratorët e kompanisë Albtek Energy, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja për dhënien me koncesion dhe ndërtimin e Inceneratorit të Elbasanit.

GJKKO rrëzoi dhe kërkesën për bashkimin e çështjes me atë të Fierit

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy