Plan masash, 1000 efektivë policie për mbarëvajtjen e tubimit të Presidentit

Plan masash, 1000 efektivë policie për mbarëvajtjen e tubimit të Presidentit

Mbi një mijë efektivë policie do të angazhohen për mbarëvajtjen e tubimit të thirrur të hënën në orën 17:00 nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Policia ka pranuar kërkesën e Presidentit, ndërsa mësohet se tubimi do të monitorohet nga policia, FNSH dhe forcat “Shqiponja”.

Për të garantuar rendin dhe sigurinë, policia ka vendosur të marrë edhe njësërë masash, duke bllokuar disa rrugë pranë Kryeministrisë.

Gjithashtu, bëhet me dije, se ekipet e policisë do të jenë në gatishmëri nga Ministria e Brendshme, deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Presidenti Meta ka thirrur qytetarët të protestojnë sot në orën 17:00 para Kryeministrisë për të rrëzuar qeverinë Rama. Ndaj kësaj qeverie Presidenti ka drejtuar akuza të rënda, si:"grusht shteti përmes sistemit të drejtësisë,” "shkelje e Kushtetutës”, "lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar”. 

Me sa shihet, sa të rënda janë akuzat, aq të larta janë edhe pritshmëritë e Metës nga protesta. Ai  ka deklaruar se në 2 mars pret që dy institucionet kryesore, "qeveria dhe parlamenti t'i kthehen popullit shqiptar.”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy