Sulmi terrorist në Ankara, Rama: Akt i neveritshëm frikacak. Begaj: Solidaritet me popullin turk

Sulmi terrorist në Ankara, Rama: Akt i neveritshëm frikacak. Begaj: Solidaritet me popullin turk

Kryeministri Edi Rama, ka dënuar sulmin terrorist në Ankara, të cilin e ka konsideruar akt të neveritshëm dhe frikacak.

Sulmi terrorist në Stamboll është një akt i neveritshëm frikacakë që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Evropë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit.

Edhe Presidenti Bajram Begaj ka dënuar sulmin terrorist në Ankara, ndërsa shpreh solidaritetin me popullin dhe qeverinë turke.

Ndaj shqetësimin e madh për aktin terrorist të ndodhur në rrethinat e Parlamentit turk  në Ankara ditën e sotme, kur për pasojë pati disa të plagosur nga radhët e forcave të policisë turke. Shpreh solidaritetin tim të palëkundur me popullin dhe qeverinë turke për dënimin me forcë të akteve terroriste të të gjitha formave,  të cilat sjellin shqetësim dhe kaos për rendin dhe qetësinë qytetare e më gjerë. Akte të tilla terroriste janë qasje të një bote të vjetëruar dhe bien ndesh me parimet dhe vlerat e botës moderne.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy