Maratona bllokon Tiranën më 15 nëntor, rrugët që do mbyllen dhe devijohen

Maratona bllokon Tiranën më 15 nëntor, rrugët që do mbyllen dhe devijohen

Me rastin e edicionit të 10-të të Maratonës së Tiranës, këtë të diel më 15 nëntor, qarkullimi i automjeteve në akset kryesore të kryeqytetit do të jetë i bllokuar nga ora 08:00 deri në orën 16:00. 

 

Bashkia e Tiranës dhe Policia e Shtetit kanë publikuar planin e masave që parashikon bllokimin e zemrës së qytetit, ndalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë brenda Unazës së Madhe, si dhe ndryshime në itinerarin e transportit publik.

 

Akset kryesore që do të jenë të bllokuara:

• Qendra dhe Bulevardet: Sheshi "Nënë Tereza", Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Bulevardi "Zogu I", "Bulevardi i Ri", si dhe segmentet e bulevardeve "Zhan D'Ark", "Bajram Curri" dhe "Gjergj Fishta".

 

• Rrugët kryesore dhe Unaza e Mesme: Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës (deri te 21 Dhjetori), Rruga "Myslym Shyri", Rruga "Ibrahim Rugova", Rruga "Lek Dukagjini", Rruga e Dibrës, Rruga e Barrikadave, Rruga "Mine Peza", Rruga "Luigj Gurakuqi" dhe zonat e Bllokut (rrugët "Vaso Pasha", "Ismail Qemali", "Abdyl Frashëri").

 

Ndalohet rreptësisht qarkullimi i mjeteve të transportit të përzier, teknologjike dhe të pasagjerëve (përveç urbanëve) në brendësi të Unazës së Madhe.

 

Ndryshimet në transportin urban (08:00 - 16:00):

• Linjat që pezullohen përkohësisht: Linja 1/A dhe 1/B (Selitë/Kodra e Diellit - Allias), Linja 9 (Qyteti Studenti - Jordan Misja), Linja 11 (Porcelani) dhe Linja 16 (Linja e Gjelbërt).

 

 

• Linjat që devijojnë itinerarin: Linjat 2 dhe 13 devijojnë te Sheshi "Willson"; Linjat 3, 4, 5/B dhe 13 devijojnë te Sheshi "Karl Topia" (dhe te "21 Dhjetori" për Linjën 3); Linjat 5/A dhe 10/A devijojnë te ura e Rrugës së Elbasanit; Linja 6 te Bulevardi "Zogu I"; Linja 8 te rrethrotullimi i "Qytetit Studenti"; ndërsa Linjat 12/A, 12/B dhe 15 devijojnë në kryqëzimin e "21 Dhjetorit".

 

Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të shmangin lëvizjet në këto akse gjatë orarit të garës dhe të ndjekin sinjalistikën e përkohshme të devijimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy