“Përpunimi i qumështit në situatë të vështirë”, Hoxha: Ka rënë fuqia blerëse, do mbushen supermarketet me produkte importi!

“Përpunimi i qumështit në situatë të vështirë”, Hoxha: Ka rënë fuqia blerëse, do mbushen supermarketet me produkte importi!

Sekretari i shoqatës Industria e Përpunuesve së Qumështit Donjaldo Hoxha tha në edicionin  e lajmeve në MCN TV se ky sektor ndodhet në një gjendje shumë të vështirë dhe ka rënë fuqia blerëse.

Hoxha paralajmëroi se nëse s’do ketë subvencione që do ndihmojnë përpunuesit të përballojnë kostot, atëherë raftet e supermarketeve do mbushen me produkte importi.

Për fat të keq situata në sektorin e prodhimit dhe përpunimit është e vështirë. Vështirësitë janë shtuar dhe kjo është dalluar si në sasinë e qumështit ashtu edhe në produktet në supermarkete. Duke qenë se një pjesë e mirë e lëndës ushqimore importohet nga jashtë, rritja ka bërë që kostot të bëhen të larta. Flasim për një kosto të shtuar 20, 30 deri në 40 për qind më shumë. Po flasim për çmimin e qumështit këtij vit në krahasim me vitet e kaluara. Shkaku kryesor i rënies së numrit të krerëve është se blegtorët nuk mbulojnë kostot. Nëse fermerët dhe blegtorët shqiptarë do kishin subvencione si të rajonit do të mbijetonin. Sektori i përpunimit ka kosto të shtuara në energji elektrike, naftë, gaz dhe lëndët paketuese. Duke marrë një panoramë të muajve të fundit, ka një rënie të fuqisë blerëse që është reflektim i situatës ku ndodhet ekonomia dhe veçanërisht sektori i prodhimit dhe përpunimit të qumështit. Secila fabrikë do bëj kalkulimin të kostove dhe do kemi çmime të reja për konsumatorët finalë. Është e nevojshme të merren masat që të bëhet përballimi i kostove të shtuara. Ne kemi dhënë disa propozime që sektori të bënte të mundur mbijetesën dhe më vonë të mendohet për rritje. Nëse do vazhdohet me këtë ritëm s’do jemi të konkurrueshëm dhe raftet do mbushen me produkte importi. Ka rënie të fuqisë blerëse”.

Hoxha tha se qeveria shqiptare duhet të ndjekë shembujt e subvencioneve që jepen në vendet e rajonit. Ai propozoi që TVSH-ja në shitje të jetë në nivelin 6 për qind, për sektorin e përpunimit të qumështit.

Kemi rënie të numrit të krerëve, e konfirmuar nga INSTAT. Kemi rritje të kostove për të mbajtur këto kafshë. Shumë fermerë ose braktisin sektorin ose ndryshojnë formulën ushqimore ndaj kafshëve, që ndikon në prodhim. Një element tjetër është edhe informaliteti. Është gangrenë e vazhdueshme për aktorët në treg. Kemi më pak sasi qumështi për aktorët e formalizuar. Qumështi dhe kosi janë ndër produktet më të konsumuara dhe janë pjesë e produkteve të shportës. Nëse do vazhdohet në këtë situatë do jenë të vështira zgjidhjet. Prandaj ndërhyrjet duhet të jenë të shpejta. Nëse s’do kemi ndërhyrje secili operator do bëj llogaritjet e veta dhe do të vendosë për çmimet me të cilat do operojë në treg. Ne kemi kërkuar një TVSH 6 për qind në shitje për sektorin e përpunimi të qumështit, Maqedonia e ka 5 për qind dhe Kosova 8. Kemi kërkuar një skemë subvencionesh si rajoni. Ne e kemi për krerë, ndërsa rajoni i mbështet për çdo litër qumështi, për çdo krerë, për çdo lindje të re. Nuk mund të flasim për situatë monopol në treg, sepse operatorët formalë përbëjnë vetëm 11-15 për qind të tregut”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy