S’ka draft final për taksën e pasurisë (VIDEO)
Qeveria nuk ka ende një draft final për taksën e pasurisë. Ministrja e financave Delinda Ibrahimaj sqaroi se po bëhen ende konsultime me ndërkombëtarët, për taksën e cila pritet të hyjë në fuqi pas tre vitesh. Ndërsa, sa i takon faturës së rritjes së pagave Ibrahimaj zbuloi se ajo do të shkoj deri 39 miliardë lekë.