35 Vite burg për Julian Sinanaj, burg për jetë për Mëhillajt dhe 50 vite burg për anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal i ashtuquajtur “Grupi i Tritolit”. Janë këto dënimet e kërkuara nga Prokuroria e Krimeve të rënda në seancën gjyqësore të zhvilluar këtë të enjte.



