"Lufta" në "Twitter" mes Ramës dhe Metës për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm

"Lufta" në "Twitter" mes Ramës dhe Metës për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm

Vijojnë replikat në distancë mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama pas mosdekretimit nga ana e presidentit të ministrit të Jashtëm Gent Cakajt. Me anë të një tjetër cicërime kreu i qeverisë iu përgjigj presidentit duke e akuzuar kreun e shtetit se po nëpërkëmbë një djalë të ri të paktën 1000 herë më të ditur se ai.

Kryeministri Rama shkruan se janë duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X..

"Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X...Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës. Pupupu", shkruan Rama.

rama

Më herët Meta u shpreh se Pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të padiskutueshëm.

"Pavarësia, integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të padiskutueshme për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit si President i vendit tim”, shkruan kreu i shtetit në një postim në rrjetet sociale "Twitter".

Meta

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy