EKSKLUZIVE/ Baza e Limionit, SPAK dhe BKH kontrollojnë banesën dhe pronat e biznesmenit Artan Dulaku (VIDEO)

EKSKLUZIVE/ Baza e Limionit, SPAK dhe BKH kontrollojnë banesën dhe pronat e biznesmenit Artan Dulaku (VIDEO)

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar kontrollin e banesës dhe pronave të biznesmenit, Artan Dulaku, nën hetim për dosjen e portit të Limionit në Sarandë. Gazetari i MCN TV Arsen Rusta tha se sipas burimeve, është sekuestruar edhe telefoni celular i zotit Dulaku. Mësohet po ashtu se po ushtrohen kontrolle edhe në bizneset e biznesmenit Genard Kastrati, administrator i Marina Bay Saranda.

MCN ka mundur të mësojë se deri në këto momente ka marrë dritë jeshile nga Gjykata e Posaçme një prej dosjeve më të rëndësishme, ku përfshihen emra të rëndësishëm të ekonomisë, biznesit dhe politikës. Bëhet fjalë për pronat e ushtrisë. Gjykata e Posaçme ka lejuar kontrollin e banesës dhe pronave të biznesmenit Artan Dulaku, që lidhen me mënyrën e marrjes në përdorim, tjetërsimit të investimit por edhe cenimit të masës së sekuestros që gjykata kishte vendosur për llogari të SPAK në portin e Limionit në Sarandë. Është një port i marrë me qira, ku u vepra në tejkalim të kontratës sipas SPAK.  Po ashtu, kontrata u dha në mënyrë abuzive për të mos tjetërsuar këtë aset të ushtrisë shqiptare. SPAK vendosi ngritjen por ka pasur hetime që kanë zbuluar veprimtari të paligjshme. Ndaj Artan Dulakut SPAK ka një procedim penal dhe gjykata ka miratuar kontrollin e pronave dhe pasurive që ai disponon. Drita jeshile është marrë prej pasdites së djeshme, ka nisur prej orëve të para të mëngjesit dhe vijon ende të jetë në terren BKH dhe SPAK për kontrolle. Zyrtarisht nuk disponohet si informacion, por burimet thonë se është vendosur edhe sekuestro mbi celularin dhe mjetet e tjera të zotit Dulaku dhe kompanive që ai përfaqëson.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy