Kulla: Numri 2 i kishës ruse në funeral, tre klerikët që u bënë bashkë për Janullatos

Kulla: Numri 2 i kishës ruse në funeral, tre klerikët që u bënë bashkë për Janullatos

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Ilir Kulla, tha se përfaqësuesi i kishës ruse, ishte i pranishëm të enjten në funeralin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Nga studio e “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se në Shqipëri erdhi numri 2 i kishës ruse, i cili është 41 vjeç.

Sipas tij është shumë e rrallë të bëhesh mitropolit në moshë kaq të re dhe e cilësoi si poliglot për shkak të formimit të tij.

Është një njeri që Zelensky e ka futur bashkë me 19 klerikë të tjerë në listën e zezë të Ukrainës.

Është një njeri i dialogut, por edhe sulmit, ka ndikim absolut të drejtpërdrejtë në botën politike dhe kishtare.

Vjen për personalitetin e Janullatos, një personalitet me përmasa botërore.

Përfaqësuesi i kishës ruse, ndodhet në të njëjtin event ku ndodhet edhe Patriarku Bartolomeu i Kostandinopojës.

Është hera e parë që një përfaqësues i Papës, përfaqësuesi më i lartë i Patriarkanës, vetë Patriarku dhe numri 2 i kishës ruse, bëhen të gjithë bashkë në të njëjtë që nga nisja e luftës në Ukrainë.

Ky është njeriu që shkon e pret Papa, e presin gjithë liderët e shtetit, shkon direkt te Putin.

Është njeriu që Patriarku Kirill i Rusisë, e ka rritur me duart e tij për ta bërë pasardhësin e vetë.

Për mendimin tim kanë filluar kontaktet nën tavolinë mes dy kishave, për të arritur atë që është paqja e vërtetë.

Shërbimi më i madh sekret në botë, është kisha ruse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy