
Teknologjia në zgjedhje, një risi më kosto jo të vogël që u implementua për herë të parë në votimin e 25 prillit ishte një ndër temat e emisionit “Ajsberg”, në MCN TV. Ish-kreu i KQZ-së, Klement Zguri, tha se një nga prioritetet që jep kjo tenkologji nuk u shfrytëzua qëllimisht, me vendim të partive.
Pjesë nga biseda në studio
Artur Çani: Identifikimi elektronik, 20 milionë dollarë. Mua pajisja nuk më njohu. Të gjitha këto makineri nuk ishin online.
Klement Zguri: Në shumë pak vende ka teknologji: India, disa shtete të SHBA, Rusia. Nuk janë 20 milionë euro, ka edhe segmente të tjera të procesit që shkon në 30 milionë. Nuk janë pak, rëndojnë. Teknologjia ishte risi dhe ndoshta gjetja më e mirë. Identifikimi elektronik funksionoi. Gabimi ishte që partitë e mëdha nuk pëlqenin që informacioni të dilte online.
Fatos Klosi: As unë nuk do t’i doja online.
Klement Zguri: Kishte defekte në menaxhim, për një pjesë. U interesova dhe më thanë që këto aparatura çdo dy orë e nxjerrin shifrën e votuesve, gjë që në një pjesë nuk ndodhi. Aplikacioni i KQz nuk ishte në lartësinë e duhur. Por vazhdoj të këmbëngul, në njësinë 10 ishte mrekulli teknologjia. Një nga prioritetet ka se ta jep rezultatin në çast. Por u dha pas 12 orësh. Pse? Sepse të dy partitë e mëdha nuk donin të nxirrnin rezultatin. Kjo është në kundërshtim me ligjin. Prioritet është se rezultatin e merr në çast.



