“Xhadat”- E braktisur nga fëmijët, nëna 69-vjeçare kërkon ndihmë (VIDEO)

“Xhadat”- E braktisur nga fëmijët, nëna 69-vjeçare kërkon ndihmë (VIDEO)

Lumturi Seferi, nëna nga Shkoza e Tiranës, i është drejtuar emisionit “Xhadat” për ndihmë, pasi jeton në kushte të mjerueshme.

“Unë jam plakë 69 vjeç, e sëmurë nga zemra, por s’mund t’i marr ilaçet.  Jetoj e vetme në këtë dhomë me qera, të cilën e paguaj 100 mijë lekë të vjetra në muaj, por kam ngelur  4 muaj pa e paguar, se s’kam mundësi.  Kam pas punuar më parë, por tani është mbyllur puna ku punoja dhe kam përfunduar lypëse në rrugë. Detyrohem gjithashtu të mbledh edhe kanaçet që i hedhin njerëzit rrugës për t’i shitur që të blejë bukë…

Pension nuk marr, se më thonë që kanë humbur vitet. Nuk marr as përkrahje sociale se duan kontrate qeraje, po unë nuk kam. Borxhe nëpër dyqane kam plot, por s’kam lekë t’i paguaj.

Këto mobiljet në dhomë janë të pronarit. Unë s’kam asgjë përveç rrobave të mia. Këtu është lagështirë, ngrohëse s’kam.. vuaj shumë në dimër. Dush nuk kam, lahem me govatë me ujë të ftohtë. Më e keqja është se nuk kam as tualet, por i kryej nevojat personale në legen. Unë vetëm një vakt në mëngjes ha, se s’kam ushqim që të ha si gjithë të tjerët.  Ja: oriz, makarona, sheqer që m’i kanë falur... me këto do të shtyj gjithë muajin. Kushdo që ka mundësi, të më ndihmojë të laj qiranë dhe të më blejë ilaçet, ju lutem. Të paktën qiranë, sepse dua të fle me mëndjen e mbledhur”- tha nëna mes lotësh.  

Cel: 069 553 9558

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy