Lira turke ka vijuar rënien drastike, pas dyfishimit të tarifave dhe përplasjes diplomatike SHBA-Turqi. Banka Qendrore e Turqisë ka paralajmëruar se është gati të marrë të gjitha masat e nevojshme, për të siguruar stabilitetin financiar në vend pas rënies së lirës. Ndërsa ministry turk I Financave, Berat Albayrak ka tënë se Qeveria ka gati “planin e veprimit”, për të ulur shqetësimet në tregje, teksa valuta kombëtare vazhdon të zhvlerësohet edhe si pasojë e sanksioneve amerikane.



