Konfiskimi i pallatit Salillari, Dyrnjaja: Objekti duhet të penalizohet vetëm për katet shtesë, kjo histori mban pak erë (VIDEO)

Konfiskimi i pallatit Salillari, Dyrnjaja: Objekti duhet të penalizohet vetëm për katet shtesë, kjo histori mban pak erë (VIDEO)

Gazetari Denis Dyrnjaja në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me konfiskimin e pallatit Salillari për të cilin u shpreh se kjo kompani nuk është e vetmja që ka shkëelur ligjin dhe se sipas tij objekti duhegt të penalizohet vetëm katet shtesë pa leje.

Dua të flas për parimin, dua ta shtjelloj si një shikues i thjeshtë dhe po përpiqem ta kuptoj dhe për ta bërë më të kuptueshëm. Mbi gjithçka tjetër prevalon interesi njerëzor. Kemi disa individë që kanë blerë apartamente tek subjekti në fjalë. Nqs një objekt ka 2 kate shtesë për atë duhet të penalizohet, jo për të gjithë subjektit qoftë kjo Salillari apo kushdo tjetër, merru me pjesën e paligjshme jo gjykime kolektive alla sovjetike, duhet të ndahet çfarë është e ligjshme dhe çfarë është e paligjshme. Shkoj te noteri e blej apartamentin dhe gëzoj të drejtën legjitime për apartamentin. Mendoj se mirë ka bërë kompania që po e ndjek në mënyrë ligjore sepse është i vetmi ndërtues që ka vendosur të përballet me qeverinë. Kjo s’mund të shkojë me humoret e qeverisë.

Më tej ai tha se ky është precedent, ku sipas tij asgjë nuk ndodh rastësisht përkundrazi kur duhet i shohim kur duhet si shohim, por di që dhe shteti nuk mund të jetë thjeshtë duar larë në këtë histori që ne nuk e dinim dhe tani po marrim këto masa efektive.

Kjo pjesë e dispbalancimit mban pak erë në këtë histori, sepse s’mund të jesh 3 po një jo sipas interesave. Kjo histori s’mund të jetë kështu në një shtet demokratik dhe ligjor që ka institucionin më të lartë dhe të besueshëm ligjin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy